Njohja e gramatikës विषय पोस्ट करनेवाला व्यक्ति: Monika Coulson
| Monika Coulson Local time: 01:27 सदस्य (2001) अंग्रेजी से अल्बेनियाई + ... SITE LOCALIZER
Mendoj se njohja e gramatikës e të dy gjuhëve në një përkthim është mjaft e rëndësishme. U mora dje me redaktimin e një përkthimi pak a shumë të shkurtër dhe m\'u përforcua edhe më shumë bindja e mësipërme. Mendoj se që të njohësh dhe të dish mirë përkthimin e fjalëve (pra të kesh fjalor të zgjeruar - gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme) nuk është diçka e mjaftueshme në përkthim.
Përkthyesi në fjalë më la të kuptonte se kishte një n... See more Mendoj se njohja e gramatikës e të dy gjuhëve në një përkthim është mjaft e rëndësishme. U mora dje me redaktimin e një përkthimi pak a shumë të shkurtër dhe m\'u përforcua edhe më shumë bindja e mësipërme. Mendoj se që të njohësh dhe të dish mirë përkthimin e fjalëve (pra të kesh fjalor të zgjeruar - gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme) nuk është diçka e mjaftueshme në përkthim.
Përkthyesi në fjalë më la të kuptonte se kishte një njohuri shumë të madhe të fjalorit të fushës së biznesit, si të anglishtes, ashtu edhe të shqipes. Por më erdhi keq që gjithë ajo njohuri kishte humbur si pasojë e mosnjohjes sa duhej e gramatikës, qoftë asaj të anglishtes, qoftë edhe asaj të shqipes. Gabime të tilla që në paraqitje mund të duken të vogla krijonin keqkuptime të mëdha. Në një fjali p.sh. flitej për \"infrastrukturën\" dhe pastaj për \"shërbime\" (shumës) të tjera të ndryshme. Folja në anglisht ishte në vetën e tretë shumës (pa \"s\" - folje e rregullt), por ishte përkthyer në njëjës, duke të dhënë të kuptonte se po flitej për \"infrastrukturën\" që përmendej në fjali vetëm një herë, ndërsa në fakt po flitej për \"shërbimet\". Vetëm moskushtimi i vëmendjes në një gjë fare të vockël (numri i foljes) të krijonte një rrëmujë mendimesh sa më mori disa minuta për ta rregulluar jo vetëm foljen, por edhe renditjen e fjalëve të fjalisë që të dilte kuptimi i qartë.
Ose diçka tjetër mjaft e thjeshtë: dihet që mbiemrat e rregullt mashkullorë marrin nyje mashkullore (i-njëjës, të-shumës) dhe anasjelltas, ato të gjinisë femërore marrin nyje femërore; dhe vetëm ngatërrimi i një nyje të tillë të krijonte një ngatërresë mendimesh që ishte për t\'u habitur (sidomos në fjali të gjata që përdoren në biznes).
Ose mosnjohja e kohës së foljeve (ose përdorimi i një fjale që në origjinal është folje, por që në përkthim bëhet emër): \"duhet të përmirësohet\" ishte përkthyer si \"duhej të ishte bërë për përmirësimin e ...\". Me të vërtetë që kam mbetur pak e habitur se si një njohës i mirë i terminologjisë së një fushe të caktuar mund ta humbasë vetëm sepse bie në vorbullën e një gramatike të panjohur për të...
Ndonjë mendim??
[ This Message was edited by:on2003-02-28 01:50] ▲ Collapse | | | AlbanMullaj (X) Local time: 03:27 अंग्रेजी से अल्बेनियाई + ...
per mendimin tim qe ka te beje dhe me eksperiencen time personale eshte se jo cdokush mund te jete nje perkthyes.Perkthimi sipas meje eshte nje art me vete ku dikush e ka dhunti e dikush tjeter jo.Por nganjehere dhunti te krijon sigurine e njohjes se gjithckaje dhe te ben te harrosh ndonjehere qe egzistojne dhe rregulla qe te pelqejne apo jo jane te rendesishme. Po lexoj nje liber gramatike anglisht ku profesori qe e ka shkruar thote qe gramatika eshte e merzitshme pro e rendesishme .Gramatika n... See more per mendimin tim qe ka te beje dhe me eksperiencen time personale eshte se jo cdokush mund te jete nje perkthyes.Perkthimi sipas meje eshte nje art me vete ku dikush e ka dhunti e dikush tjeter jo.Por nganjehere dhunti te krijon sigurine e njohjes se gjithckaje dhe te ben te harrosh ndonjehere qe egzistojne dhe rregulla qe te pelqejne apo jo jane te rendesishme. Po lexoj nje liber gramatike anglisht ku profesori qe e ka shkruar thote qe gramatika eshte e merzitshme pro e rendesishme .Gramatika nuk ka lindur ne koken e dikujt pa arsye ,por per vendosjen e rregullave qe jane baze ne nje gjuhe dhe per jetegjatesine e korrektesine e saj .
NICE TOPIC MONIKA
▲ Collapse | | | Diana Kristo संयुक्त राज्य अमरीका Local time: 02:27 अंग्रेजी से अल्बेनियाई + ... Njohja e gramatikës | Feb 28, 2003 |
Në leksionet që jepja në orën e përkthimit në Universitetin e Tiranës, i kushtoja një kapitull të veçantë gramatikës (sintaksë-morfologjisë). Po të mos kuptojmë strukturën e fjalisë jemi të humbur, nuk e kemi përçuar mesazhin. Por shpesh janë edhe disa struktura te vogla, shumë të thjeshta, që i marrim si të mirëqena dhe nuk e vrasim shumë mendjen, të cilat po të mos kuptohen dhe interpretohen si duhet, na futin në qorrësokak. Po jap një shembull. Strukturë e nj... See more Në leksionet që jepja në orën e përkthimit në Universitetin e Tiranës, i kushtoja një kapitull të veçantë gramatikës (sintaksë-morfologjisë). Po të mos kuptojmë strukturën e fjalisë jemi të humbur, nuk e kemi përçuar mesazhin. Por shpesh janë edhe disa struktura te vogla, shumë të thjeshta, që i marrim si të mirëqena dhe nuk e vrasim shumë mendjen, të cilat po të mos kuptohen dhe interpretohen si duhet, na futin në qorrësokak. Po jap një shembull. Strukturë e njejtë gramatikore në njërën gjuhë mund të përçojë relacione të ndryshme të cilat përkthehen me struktura të ndryshme në gjuhën tjetër:
Struktura \"A of B\"
The face of the girl - fytyra e vajzës
A column of steam - kolonë avulli
The land of Albania - Shqipëria
Koço of Korça - Koçoja nga Korça
[addsig] ▲ Collapse | | | इस मंच के लिए कोई मध्यस्थ नहीं है साइट के नियमों के उल्लंघन की सूचना देने या सहायता के लिए कृपया साइट स्टाफ » से संपर्क करें Njohja e gramatikës Anycount & Translation Office 3000 |
---|
Translation Office 3000
Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.
More info » |
| Protemos translation business management system |
---|
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!
The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |