Ndihmë विषय पोस्ट करनेवाला व्यक्ति: aneta_xh
|
Sot kur po punoja, u zhduk butoni (scroll bar) anës faqes së materialit (Word) dhe nuk shkoj dot as lart, as poshtë tani me të. Mund të ulem ose ngjitem me "page up ose page down", por jo me butonin e humbur. A mund të më ndihmojë kush? Çfarë ndodhi?
Flmd shumë,
Ani | | |
Hi Aneta,
Nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur, por shko sipas kësaj rradhe tek:
Tools
Options
View
dhe pastaj kliko në kutinë Vertical Scroll Bar dhe në fund, kliko tek OK.
Kjo mund të jetë zgjidhja e problemit tuaj.
Matt
aneta_xh wrote:

Ani | | | aneta_xh अंग्रेजी से अल्बेनियाई + ... विषय आरंभकर्ता
Falemnderit Matthew, tani e shoh butonin përsëri. Huuu...
Ani
Matthew Coulson wrote:
Hi Aneta,
Nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur, por shko sipas kësaj rradhe tek:
Tools
Options
View
dhe pastaj kliko në kutinë Vertical Scroll Bar dhe në fund, kliko tek OK.
Kjo mund të jetë zgjidhja e problemit tuaj.
Matt
aneta_xh wrote:
Sot kur po punoja, u zhduk butoni (scroll bar) anës faqes së materialit (Word) dhe nuk shkoj dot as lart, as poshtë tani me të. Mund të ulem ose ngjitem me "page up ose page down", por jo me butonin e humbur. A mund të më ndihmojë kush? Çfarë ndodhi?
Flmd shumë,
Ani | | | dardan (X) अंग्रेजी से अल्बेनियाई
Përse thuani \"buton\" (button) e jo pullë?
Dardani | |
|
|
aneta_xh अंग्रेजी से अल्बेनियाई + ... विषय आरंभकर्ता
I nderuar koleg,
së pari desha t'ju falenderoj që morët pjesë në rubrikën që hapa para disa ditësh. Tani dua t'i përgjigjem pyetjes suaj: përse përdora "buton" dhe jo "pullë".
Nuk mendoj se në rastin e mësipërm (në fushën e kompjuterave) fjala "button" duhet përkthyer si "pullë". Meqënëse nuk po flitet as për kopsa, dhe as për qepje, nuk do të kishte kuptim (për mendimin tim të paktën) që fjala "button" të përktheheshe në këtë formë. Në rasti... See more I nderuar koleg,
së pari desha t'ju falenderoj që morët pjesë në rubrikën që hapa para disa ditësh. Tani dua t'i përgjigjem pyetjes suaj: përse përdora "buton" dhe jo "pullë".
Nuk mendoj se në rastin e mësipërm (në fushën e kompjuterave) fjala "button" duhet përkthyer si "pullë". Meqënëse nuk po flitet as për kopsa, dhe as për qepje, nuk do të kishte kuptim (për mendimin tim të paktën) që fjala "button" të përktheheshe në këtë formë. Në rastin e fushave teknike, shumë fjalë përkthehen ashtu siç dëgjohen, me pak ndryshime në të shkruar apo në të tingëlluar. Kështu ndodh me fjalë si: kompjuter, radio, televizor, biçikletë etj. P.sh., mesa mbaj mend, para shumë vitesh është hedhur mendimi që fjala "biçikletë" të zëvendësohej me fjalën "dyrrotakësh". Por kjo fjalë e re asnjëherë nuk zuri vend në gjuhën shqipe, mbeti fjala e "transliteruar": biçikletë. Kështu mendoj edhe për fjalën "buton". Po të bëhej fjala për "buttons" në një triko, fustan etj, atëhere do ta përdorja fjalën "kopsë", apo ndoshta edhe "pullë". Por mendoj se në fushën teknike, fjala "buton" është më e përshtatshmja në këtë rast.
Si mendoni ju Dardan? Po kolegët e tjerë si mendojnë?
Faleminderit shumë për kohën tuaj dhe ditën e mirë.
Ani
dardan wrote:
Përse thuani "buton" (button) e jo pullë?
Dardani
[Edited at 2004-01-07 19:08] ▲ Collapse | | |
Po, jam dakort me Anin. Se ja, hajde e merre vesh ti se ç'kishe dashur të thoje me pullë: pullë si mballomë (ajo që në anglisht do të ishte patch) apo pulle (jo me ë - pullë) që është komçë. Mua kështu më duket se shkon më mirë.
Përshëndetje | | | Monika Coulson Local time: 08:29 सदस्य (2001) अंग्रेजी से अल्बेनियाई + ... SITE LOCALIZER
Dardan,
së pari mirë se erdhët në ProZ.com. Gjithashtu dua t'ju falënderoj që hapët këtë diskutim për zgjedhjen e fjalës "buton" apo "pullë". Mendoj se është një diskutim mjaft interesant dhe i dobishëm për të gjithë ne përkthyesit.
Personalisht mendoj se zgjedhja e fjalës "buton" në rastin e mësipërm është më e përshtatshme se ajo e fjalës "pullë" dhe bie dakort edhe me shpjegimin e Anetës. Edhe unë mendoj se kur fjala angleze "button" përdoret në ... See more Dardan,
së pari mirë se erdhët në ProZ.com. Gjithashtu dua t'ju falënderoj që hapët këtë diskutim për zgjedhjen e fjalës "buton" apo "pullë". Mendoj se është një diskutim mjaft interesant dhe i dobishëm për të gjithë ne përkthyesit.
Personalisht mendoj se zgjedhja e fjalës "buton" në rastin e mësipërm është më e përshtatshme se ajo e fjalës "pullë" dhe bie dakort edhe me shpjegimin e Anetës. Edhe unë mendoj se kur fjala angleze "button" përdoret në fushën teknike, përkthimi më i saktë dhe që jep kuptimin më të afërt të fjalës do të ishte fjala shqipe "buton" (pajtohem me arsyetimin e Anetës).
Megjithatë, ky është një diskutim me vlerë dhe dua t'ju falënderoj edhe një herë që e nisët atë. Shpresoj që të kemi më shumë diskutime të tilla dhe që të gjithë të shprehim lirisht mendimet tona në lidhje me çështjet e ngritura.
Ju uroj një vit të mbarë të gjithëve,
Monika
dardan wrote:
Përse thuani "buton" (button) e jo pullë?
Dardani ▲ Collapse | | | इस मंच के लिए कोई मध्यस्थ नहीं है साइट के नियमों के उल्लंघन की सूचना देने या सहायता के लिए कृपया साइट स्टाफ » से संपर्क करें Ndihmë Trados Studio 2022 Freelance | The leading translation software used by over 270,000 translators.
Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop
and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.
More info » |
| Wordfast Pro | Translation Memory Software for Any Platform
Exclusive discount for ProZ.com users!
Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value
Buy now! » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |